Haziri: PSD-ja është derë e pushtetit
23 shkurt 2019
| 13:46
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se Partia Socialdemokrate është bërë derë ku partitë në pushtet hynë dhe dalin sa herë duan.
Ai ka deklaruar se po punojnë në mënyrë intensive për rrëzimin e Qeverisë. Haziri tha se ka qenë ideja e LDK-së për një qeveri gjithëpërfshirëse.
Sipas tij, LDK-ja është partia më e madhe politike, jo vetëm opozitare dhe në rolin e shtetndërtimit. Sipas Hazirit, nuk është e lehtë të arrihet një dialog i brendshëm me spektrin politik në vend. / EkonomiaOnline.