Haziri: Që pesë ditë, asnjë i dyshuar me koronavirus në Gjilan
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se për pesë ditë me radhë në këtë qytet nuk ka asnjë të dyshuar me koronavirus.
Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se deri më tani në vetizolim janë pesë shtëpi.
“Po punojmë në menaxhimin e gjendjes në dy binarë. Në rrafshin lokal ka një angazhim të madh për ruajtjen e shëndetit publik në kuadër të Qendrës Operative Emergjente dhe Komitetit të emergjencave”.
“Ndërsa, në rrafshin regjional, po angazhohemi me kryetarët e komunave që ta menaxhojmë situatën sa më mirë, duke mos e lënë daljen e infeksionit jashtë vendbanimeve të caktuara, siç është Topanica”.
“Besojmë shumë që do të shkojmë në ulje të rasteve, por duke respektuar strikt rregullat, me kujdes maksimal”, ka shruar Haziri.