Haziri, qeverisë Kurti: Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, jeni gabim
27 gusht 2021
| 21:05
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar rreth paralajmërimit të qeverisë për masat e reja kundër Covidit.
Haziri ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se nuk është kohë e masave muskulore të kësaj qeverie.
Ai ka thënë se duhet të bëhet plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv.
“Nuk është kohë e masave muskulore të kësaj Qeverie, por plani për vaksinim dhe imunizim kolektiv. Ne duam jetë dinamike e zhvillimore për të gjithë dhe imunizimi e garanton këtë. Nëse ju besoni në mbyllje e karantinë, atëherë jeni gabim. Rrast gabim!”, ka shkruar Haziri.