
Haziri reagon ndaj deklaratës së Hotit: LDK-ja është e anëtarësisë, jo e funksionarëve
Rezultati në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku LDK-ja është renditur si partia e tretë, ka nxitur pakënaqësi brenda për brenda strukturave të këtij subjekti.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se pas rezultatit zgjedhor LDK-ja ka nevojë për lidership të ri, duke thënë se kjo është rruga e vetme për të rikthyer besimin në këtë subjekt politik. E ndaj kësaj deklarate së fundmi ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri.
Haziri në një postim në “Facebook” ka shkruar se LDK-ja nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë.
“Në një ditë si kjo, duhet ritheksuar se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj. Anëtarësia e saj ka vendosur me 19 nëntor 2023 për një mandat të ri të lidershipit. Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik”, ka shkruar Haziri.
Postimi i plotë i Hazirit:
LDK nuk i takon funksionarëve por anëtarësisë
Në një ditë si kjo, duhet ritheksuar se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë saj.
Anëtarësia e saj ka vendosur me 19 nëntor 2023 për një mandat të ri të lidershipit.
Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, erdhi nga një Kuvend i jashtëzakonshëm, si pasojë e rezultatit më të rëndë historik. Ky ishte Kuvend i përballimit të situatës së jashtëzakonshme, me frymë unifikuese e me rrugëtim të përbashkët.
Ndonëse ishte një fushatë e jashtëzakonshme e një mobilizim i madh, rezultati nuk ishte ai që e deshëm. Por, duhet ta ritheksojmë një të vërtet të madhe se betejat e fituara nuk ta garantojnë luftën politike, e aq më pak betejat e humbura të atyre që sillen sikur LDK-së i ka ra morti!