Haziri: Respektimi i masave, e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së Covidit

23 gusht 2020 | 13:43

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbledhja e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në takim është bërë me dije se deri tani, 750 qytetarë të Gjilanit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, prej tyre 529 janë shëruar, 191 janë raste aktive, 59 janë të hospitalizuar dhe 30 kanë vdekur.

Me këtë rast, Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që t’i respektojnë masat anti-Covid, si e vetmja mënyrë për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi. “Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtokë e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Llapçevë të Malishevës ka filluar asfaltimi i 1…