Haziri: Rritja e rasteve me Covid në Gjilan është alarm për kujdes të shtuar
17 mars 2021
| 19:23
Pas konfirmimit të 61 rasteve të reja pozitive me Covid-19 në Gjilan, kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë se ky është alarm për kujdes të shtuar.
Kreu i Gjilanit njoftoi se gjatë ditës ka marrë konfirmimin se 34 persona të shëruar nga virusi.
“61 rastet e reja të infeksionit me Covid-19 në Gjilan janë alarm për kujdes të shtuar nga të gjithë. Apeloj qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskave dhe distancën sociale. Edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën”, ka thënë Haziri.
Numri rasteve aktive me Covid-19 në Gjilan është 358.