Haziri: Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me Lumirin, për Gjilanin e Kosovën europianex
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar se sot është mbajtur tubim me strukturat e qytetarë në Gjilan ku pjesëmarrë ka qenë edhe kreu i partisë Lumir Abdixhiku.
Haziri ka thënë se “Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane”.
Ai ndërkaq ka adresuar kritika ndaj pushtetit komunal në Gjilan që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se është bërë si “shitore e thyer”.
Postimi i tij:
Kuvendin e LDK-së e filluam me tri gjeneratat politike, veprimtarët, gratë e burrat, të rinjtë e të rejat, qytetarët, grupet e interesit, komunitetin e biznesit e bashkatdhetarët të cilët janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, sepse Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane.
Shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave. Komuna e Gjilanit është bërë për gjynah, si një ‘shitore e thyer’. Ky mentalitet i administrimit të Gjilanit përmes ‘bedelëve’ të ministrave do të përfundojë më 9 shkurt. Gjilani do t’i kthehet qytetarëve!
Gjilanin e Anamoravën do ta nxjerrim nga depresioni ekonomik në nivel tjetër zhvillimor, ekonomik, administrativ, arsimor, kulturor e sportiv.