Haziri: Sa herë që kam qenë në garë zgjedhore, nga Zabeli kam marrë mbështetje

31 tetor 2021 | 10:36

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili po kërkon edhe një mandat të ri qeverisës nga qytetarët më 14 nëntor, ka falënderuar banorët e Zabelit për mbështetjen dhënë në këto zgjedhje.

“Sa herë që kam qenë në garë zgjedhore, nga Zabeli e kam marrë mbështetjen e plotë. Ju faleminderit shumë për besimin dhe realizimin e rikthimit të madh të LDK-së. Ky besim na bën nder dhe më të përgjegjshëm në punë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Haziri në raundin e dytë të zgjedhjeve përballet me kandidatin e LV-së, Alban Hysenin.

Në raundin e parë Alban Hyseni kishte marrë 44.43 për qind të votave, ndërkaq Lutfi Haziri 43.81 për qind të votave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…