Haziri: Serbia do që ShBA-ja të kthehet kundër shqiptarëve

23 shkurt 2024 | 16:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri është shprehur se Serbia kërkon ta kthejë ShBA-në kundër shqiptarëve.

Këto komente, Haziri i ka bërë për “Euronews Albania”, ku ka thënë se Serbia kërkon që atë që ka humbur me luftë në Kosovë, ta fitojë me paqe.

Po ashtu, ai ka thënë se Serbia përmes viktimizimit pretendon që me kalimin e kohës të kthehet memoria historike e marrëdhënieve të mira të Beogradit me Francën dhe me vende të tjera evropiane.

“Serbia që prej një dekade, sidomos pas Samitit në Shën Petërsburg, ka ndryshuar qëndrimin e Rusisë dhe presidentit Putin në raport me njohjen e Kosovës. Ata kanë konfirmuar një lloj bashkëpunimi të kushtëzuar me Federatën Ruse. Doktrina e botës serbe në raport me Kosovën e ka një rakordim. Definicioni është ky, që Kosova është humb dhe se Serbia nuk mund ta pranojë ‘de-jure’ pavarësinë e Kosovës në asnjë rrethanë. Gjithçka tjetër është e pranuar nga Serbia, që nënkupton njohjen de fakto dhe bashkëpunim e normalizim. Por, duhet ta lërë një derë hapur në mënyrë që në mënyrë paqësore të dëmtojë raportin e shqiptarëve, të Kosovës kryesisht, me Perëndimin. Në radhë të parë duan të prishen marrëdhëniet e shqiptarëve me Uashingtonin. Pastaj evropianët janë pragmatikë. Pastaj mund të rikthehet memoria e marrëdhënieve të mira të Serbisë me Francën, etj. Serbia sillet si viktimë, sepse ata kanë kompleksin e kombeve që i fiton luftërat, por e humb paqen. Me Kosovën ata e kanë humbur edhe luftën edhe paqen. Ne nuk mund të lejojmë që ata ta fitojnë paqen me Kosovën”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi i famshëm me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri, është…