Haziri: Situata në ditët e fundit me Covid është alarmante

21 mars 2021 | 19:39

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se virusi Covid-19 edhe pas një viti është në mesin tonë.

“Situata në ditët e fundit është alarmante. Ju lutem, kujdes me maska, distancë e higjienë personale, në emër të 116 bashkëqytetarëve që e kanë humbur jetën”, ka shkruar Haziri.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16256 mostra, 4486 kanë rezultuar pozitivë, 3894 janë shëruar, 116 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 476 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 94 persona dhe 485 mostra në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të 23-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” qyteti i…