Haziri sot shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

10 mars 2021 | 08:44

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri do ta shpallë sot kandidaturën e tij për kryetar të partisë.

Lajmin e ka bërë me dije dega e LDK-së në këtë komunë, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.

“Ju njoftojmë se Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, sot (10 mars)  në ora 13:00, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të LDK-së në nivel qendror.Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të z. Lutfi Haziri, në selinë e LDK’së në Gjilan”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur numri total…