Haziri takohet me Metën në Tiranë, bisedojnë për sfidat e Kosovës dhe Shqipërisë

23 korrik 2020 | 14:28

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në takim kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin ka biseduar rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të dy shteteve shqiptare.

Po ashtu, Meta ka thënë se me Hazirin kanë biseduar edhe për pandeminë Covid-19.

“Mikprita sot kryetarin e komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri. Në bisedën e hapur ndamë mendime rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë Covid-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik. I përcolla përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e mi të Gjilanit”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka rezultuar pozitiv me…