
Haziri: Taksa do të hiqet (Video)
21 janar 2019
| 13:45
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se taksa ndaj produkteve të Serbisë do të suspendohet nga ana e Qeverisë.
Haziri ka thënë për “KosovaPress” se buxheti do të jetë procesi i parë që do të rrezikojë Qeverinë Haradinaj.