Haziri thotë se Gjilani e ka fituar betejën kundër virusit ‘Korona’
09 maj 2020
| 14:24
Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri është mbajtur të shtunën takimi i rregullt me Komitetin emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në këtë takim është bërë me dije se deri më 8 maj kanë qenë 538 mostra prej të cilave me 51 kanë dalë pozitive me Covid-19, ndërsa 47 persona janë shëruar plotësisht dhe dy janë ende në trajtim.
Haziri ka thënë se Gjilani e ka fituar luftën kundër pandemisë, por ka apeluar që qytetarët të vazhdojnë t’i zbatojnë rregullat e qarkullimit me masat mbrojtëse kundër Covid-19.