Haziri thotë se Kurti la ‘bomba të kurdisura’ në dialog: Kemi kapacitet me ia largu Kosovës sanksionet
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së dhe kandidat i kësaj partie për deputet, ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Haziri ka pasur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka akuzuar se ka lënë bomba të kurdisura.
Në intervistën për “Reporteri”, Haziri është shprehur optimist se LDK-ja ka kapacitete për të larguar “sanksionet financiare” të BE-së.
“Kemi një diplomat të ri që vjen me dioptrinë e OKB-së më shumë si diplomat, danez, por më shumë është një njohës dhe mik i madh i rajonit tonë. Sorenseni është emri që do të merret tashmë me dialogun Kosovë – Serbi, nuk e ka kapelën e rajonit, si e ka pasë Lajçaku. Zgjedhja e presidentit Trump, marrëveshja e 4 shtatorit është dokument tjetër në tavolinë. Se sa do ta arrijnë me u harmonizuar do të jenë çështje që LDK i trajton seriozisht. Kemi kapacitete dhe mundësi që të gjitha bombat e kurdisura që Kurti i ka lënë në marrëveshje dhe të gjitha problemet që iu ka shkaktuar me hy në një proces të vështirë por me mirëbesim që me ia largu Kosovës fillimisht sanksionet financiare, limitet e këqija por edhe dokumentet e këqija në tavolinë”, ka thënë Haziri.