Haziri thotë se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës (Video)
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pret një marrëveshje brenda kësaj partie kur flet për kandidaturën e tij si kryetar i këtij subjekti politik.
Haziri ka thënë se demarkacioni ka qenë kusht vizash vetëm në Qeverinë Mustafa, ndërkohë kësaj qeverie i janë shtuar kushtet të tjera.
Sipas tij njohja e Serbisë për Kosovën nuk është kusht për liberalizimin e vizave.
Ekipi negociator për Hazirin më shumë është shëtitës. Në këtë intervistë për “Kosovapress” hairi ka treguar mënyrën se si do ta rrëzojnë Qeverinë Haradinaj, dhe se është i bindur se zgjedhjet do të mbahen këtë vit.
Ai ka thënë se me Listën Serbe asnjëherë nuk do të pranojnë ta rrëzojnë Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Më tutje, Haziri ka deklaruar se për PDK-në kanë vija të kuqe, derisa ka folur edhe për AAK-në dhe marrëdhëniet e tij më Hashim Thaçin.
Nënkryetari i LDK-së është i bindur se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës, por ka thënë se disa fshatra në veri të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë të Kosovës.