Haziri thotë se vendimi për heqjen e barrikadave nuk ishte as i Kurtit as i Vuçiqit

29 dhjetor 2022 | 22:18

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke komentuar largimin e barrikadave, ka thënë se vendimi për largimin e tyre nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit.

Haziri, përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se “veriu i Kosovës nga jo normalja po shkon drejt normales për shkak të diplomacisë dhe durimit”

Reklama

“Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë”, ka shkruar Haziri.

Haziri tha se barrikadat, si mjet presioni janë të papranueshme.

“Dialogu zgjidh problem”, thotë Haziri.

Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve në veri të vendit, që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ato u zhbllokuan më 29 dhjetor nga serbët lokalë në veri të vendit – të cilët vetë i kishin vendosur barrikadat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher…