Haziri: T’i listojmë problemet së bashku, pastaj zgjedhje të parakohshme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar në “Zona e Debatit”, se iniciativa e LDK-së për t’i mbledhur partitë nuk kishte tendencë që të dilet në fund tek zgjedhjet, por s’e ka mohuar se zgjedhjet janë epilogu final, pasi fillimisht të trajtohen problemet e mëdha.
“Duke qenë në opozitë kemi dhënë një mundësi, duke lënë opsionin B anash, duke mos shfrytëzuar mekanizimin e mocionit. Pasi është parë se faktori i nëntë votave të listës është treguar qartë. LDK-ja e ka marrë këtë iniciativë për zgjidhje të problemeve të republikës, por tryeza nuk është strategji që të dilet tek zgjedhjet. Gjithsesi le t’i listojmë problemet kryesore në të cilat mund të punojmë bashkë dhe në fund ta kemi një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme”, ka theksuar Haziri.