Haziri tregon pse ia la Kurtit nofkën ‘Mr.Bean’ (video)

12 janar 2024 | 12:57

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka treguar arsyet se pse ia ka vendosur Kurtit nofkën “Mr.Bean”.

“Në zgjedhjet e 2019 besoj kjo ka dalë, gjithë ata që e kanë parë serialin ‘Fly’ të ‘Mr.Bean’, e sheh se si krejt e zhvillon ngjarjen dhe nga kurgjo hiç, çfarë ndodhë në atë shtëpi, tregon qartë që ne e kemi një kryeministër, që nga kurgjo hiç e marrin me bo krejt atë situatë. Krejt ajo që shkaktohet në atë shtëpi është rrëmuja. Neve na ka hi një bletë nga Serbia në shtëpi tonë, dhe tash shtëpinë tonë e bëjmë rrëmujë”, ka thënë ai në emisionin “ZEN” me Artan Behramin në “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e…