Haziri tregon qëndrimin e LDK-së pas vizitës së përfaqësuesve të Luginës

11 shtator 2018 | 20:43

Vizita e përfaqësuesve politikë të Luginës nuk ka bërë që Lidhja Demokratike të ndryshoj qëndrim karshi idesë për ndryshim apo korrigjim të kufijve.

Ndonëse ka bindje tjera personale, Lutfi Haziri, nënkryetar i këtij subjekti, ka thënë në “Rubikon” të “KTV”-së që qëndrimi i LDK-së mbetet po i njëjti – nuk e përkrahin idenë e presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh.

“Qëndrimi i kryetarit të LDK-së është që do të diskutohet pasi që dje ka taku një pjesë të delegacionit të shqiptarëve të Preshevës e Bujanocit. Do të merret parasysh por asnjëherë duke e paragjykuar një ndryshim të pozicionit politik sa i përket kësaj”, ka thënë Haziri.

“Në parim ne e mbështesim, jo vetëm prej vitit 2013 por prej fillimit vullnetin politik të shqiptarëve të shprehur me referendum por në këto rrethana politike Kosova duhet m’i përmbush obligimet e brendshme që i ka”, shtoi tutje ai.

Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare në Kuvend i quajti ditë të zeza seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës.

“Kosova është e ndarë, e përçarë, më keq prej vitit 2002 nuk ka qenë. është një ndarje shumë e madhe politike ku edhe Kuvendi i Republikës po provon me punu me dy seanca. Ndarje më të rëndë se me punu me dy seanca ndarazi, pozita vec dhe opozita vec në politikë dhe demokraci nuk ka, kjo është shumë e dhimbshme”, shtoi tutje Haziri.

Ai përmendi përfaqësimin e Kosovës në takimin e fundit në Bruksel dhe vizitën e presidentit serb në Kosovë, të cilat sipas tij, janë dy shembuj që tregojnë pozitën e dobët të vendin dhe mungesën e unitetit.

“Delegacioni ynë do të jetë politikisht shumë i dobët dhe qeveria e Serbisë do ta maksimalizojë kërkesën e vetë, do të sillet sikur u soll me 7 shtator dhe me vizitën në Republikës e Kosovës”, deklaroi Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stacion metroje në Nju Jork, që u shkatërrua gjatë…