Haziri tregon se a do të shkonte përkrah Thaçit në dialog me serbët
24 maj 2018
| 23:53
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që partia e tij të përfshihet në dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, se vetë ai mund ta përfaqësojë LDK-në në dialogun që do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, në Bruksel.
Ai ka shtuar se nuk është kundër që të marrë pjesë në bisedime me palën serbe, përkrah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Nëse LDK-ja vlerëson të më dërgojë, do të shkojë”, ka thënë Haziri.
Ai ka kujtuar se tashmë po e përfaqëson partinë në të gjitha tavolinat, tryezat ku po flitet për dialogun.
“LDK-ja nuk i frikësohet sfidave të rënda”, është shprehur ai.