Haziri tregon se si Rugova i refuzoi për kryeministër, Krasniqin e Mujoten ndërsa u pajtua për Bajram Rexhepin
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për emrat që i kishte dërguar PDK-ja për kryeministër në qeverinë e parë pas luftës.
Haziri në Pressing të T7 ka thënë se përveç Bajram Rexhepit, në mesin e emrave ka qenë edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Fehmi Mujota.
Haziri tha se presidenti historik, Ibrahim Rugova e kishte shikuar vetëm numrin e pestë që ishte Bajram Rexhepi sepse sipas tij, emri i Rexhepit “e ka rahatuar” Rugovën.
“Pesë emra është detyru PDK-ja me i sjell për kryeministër kur e kemi bërë koalicionin e parë, kjo është e vërtetë. Rugova e ka këqyr numrin e pestë, nuk i ka këqyr katër të parët hiç, edhe numri pesë ka qenë Bajram Rexhepi. Dihet publikisht, ka qenë edhe zotri Thaçi, ka qenë zotri Mujota, Fehmi Mujota, Jakup Krasniqi”,ka thënë Haziri.
Ai shtoi se Mujota ka qenë emri më i pritur për t’u bërë kryeministër i parë i qeverisë.
“Zotri Mujota, i favorizuar pak edhe prej ndërkombëtarëve, ka qenë emri më i pritur për t’u bërë kryeministri i parë i qeverisë. Ajo që e ka rahatu presidentin Rugova ka qenë emri i Bajram Rexhepit dhe mandej ai emër është pranu prej lidershipit të LDK-së, është bërë zhurmë një ditë por të nesërmen është konfirmu që ai do të jetë kryeministër”, tha Haziri.