Haziri u çon porosi strukturave brenda LDK-së
Ndonëse mohon të ketë grupe të ndara brenda partisë, Lutfi Haziri në një intervistë për “Rubikon” të “KTV”-së nënvizoi se kushdo brenda Lidhjes Demokratike duhet ta ketë një gjë të qartë.
“Respektimin e vlerave të partisë”, theksoi ai duke ju referuar edhe hierarkisë së partisë.
Kjo ngase kohën e fundit kishte disa deklarata kundërshtuese mes strukturave të partisë.
“Duhet me kuptu të gjithë ata që janë brenda, që LDK e ka një rregull që nuk mundet me thy kërkush, duhet respektuar vlerat e saj. Nuk mund me ardhë edhe me sjellë në LDK politikë tensioni, konflikti, të interesave të caktuara. Definitivisht ka tendenca të tilla, ka pasë gjithmonë. Në LDK mundesh me hy edhe kah oxhaku por na nuk e kthejmë kah oxhaku por ja hapim derën. Mënyra se si hyn në politikë e përcakton mënyrën e daljes në politikë”, ka thënë Haziri.
“Tendencat e tilla duhet lënë anash”, theksoi ai.