![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/C0960496-3F85-42FF-899E-18FBA1F56682.jpeg)
Haziri u kërkon deputetëve ta votojnë ligjin për impiantin: Është jetik për gjilanasit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Republikës që në seanën e nesërme ta vojnë ligjin për ndihmë financiare për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, transmeton Mediafokus.info.
“Të gjithë deputetëve pa dalime politike, iu bëj apel që ta votjnë ratifikimin e ligjit për ndihmë financiare në ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin. Është jetike zgjidhja e problemit më të madh për qytetarët e Gjilanit dhe vendbanimet tjera afër rrjedhjes së lumenjve, Mirusha, Stanishorka e Morava, siç janë Zhegra, Cernica, Livoq i Poshtëm dhe Livoqi i Epërm, Malisheva, Uglari, Pogragja dhe 40 vendbanime të tjera që janë ndotur nga kanalizimet dhe mbeturinat”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook.
Ai ka shtuar se janë katër vite punë në studimin e fizibilitetit, projektit detaj, takimeve me qytetarë për shpronësime, vendimi i Kuvendit te Komunës e takime me donatorë e Qeveri.
“BERZH, Banka për Investime Europiane dhe Komisioni Europian, më në fund na dëgjuan fal edhe Qeverisë së Republikës. Jam falënderues ndaj ish-Kryeministrit Haradinaj dhe ish-ministrit Hamzaj për përmbylljen procesin të grantit për Gjilanin. Jam falënderues, po ashtu, edhe për ish-ministrat, Bislimi, Abdixhiku e Hajdari, të cilët konfirmuan interesimin për të mbështetur Gjilanin”, ka shkruar Haziri.
Kreu i Gjilanit ua ka dërguar një selam atyre që eventualisht votojnë kundër.
“Koha me e dëshmu me votë nesër, në Kuvendin e Republikës. Jo të gjitha vendimet janë partiake. Ky është njëri nga ato vendime që duhet të dalim mbi interesat e ngushta partiake e në interes të qytetarëve. Ju lutem, mbylleni me nder, përmes votimit, neser. Do te jemi falënderues përjetë.Ata që votojne kundër, do t’i kujtojmë si shpirtngushtë e shuplaken e tyre për qytetarët e Gjilanit nuk e harrojmë”, ka theksuar Haziri.
Ai ka folur edhe për kritikat që mbrëmë i bëri ndaj Qeverisë Hoti.
“Sa i përket ‘kritikave’, të gjithë e dinë që unë nuk jam i prirë fort me kritiku. Rekomandimet për #Covid19 ndaj kryeministrit Hoti dhe qeverisë, kanë qenë miqësore për të evituar përseritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti. Asgjë më shumë. Ne e kemi Një qellim dhe Një vizion. Nuk ka luftë për pushtet e as ndërskamsa politike. Shkolla politike e LDK’së e lejon këtë qasje dhe eviton kulturën e ndërskamsave!”, ka përfunduar Haziri.