Haziri uron Kosumin për rizgjedhjen rektor i universitetit “Kadri Zeka”

30 qershor 2019 | 14:29

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi Bajram Kosumit për rizgjedhjen në pozitën e rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Haziri i ka uruar suksese Kosumit në pozitën rektorit, duke theksuar se shpreson që të bëhet realitet kampusi i këtij universiteti.

“I uroj suksese në pozitën e rektorit ish-kryeministrit të Kosovës dhe mikut tim Bajram Kosumi. Besoj dhe shpresoj shumë që Kampusin Universitar me standardet më të larta ta bëjmë realitet, cili do të shërbejë jo vetëm për qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës por edhe për ata të Kosovës Lindore”, ka thënë Haziri në urimin e tij.

Bajram Kosumi është rizgjedhur javën e kaluar rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike (PD), Ervin Salianji, në një lidhje…