Haziri: Viti 2021 në Gjilan do të jetë vit i Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla

05 janar 2021 | 13:48

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me diej se më 15 qershor në Gjilan do të vendoset shtatorja e heroit të kombit, Kadri Zeka.

“2021-ta është vit i Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Jusufit e Bardhoshit. Ne planifikojmë që me 15 qershor të zbresë në bronz njëri nga kryengritësit më të mëdhenj për lirinë e shqiptarëve, heroi Kadri Zeka, për t’i bërë roje lirisë sonë”, ka thënë Haziri, në konferencën e parë për medie të vitit 2021.

Duke folur për përgatitjet për manifestimin kulturor e mbarëkombëtar – “Flaka e Janarit”, tha se fatkeqësisht sivjet ky manifestim do të zhvillohet në përputhje me rregullat e pandemisë, me numër të kufizuar të pjesëmarrësve.

Kreu i Gjilanit ka pohuar se të gjithë drejtorët komunalë e përgjegjësit e zyrave janë autorizuar që t’i realizojnë me dinamikë planet e punës për 3 mujorin e parë, për të vazhduar investimet publike sipas ligjeve në fuqi.

Në këtë konferencë për medie ka folur edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Deniza Limanai, e cila ka bërë të ditur se gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë, në mënyrë që ky 30-vjetor të themelimit të “Flakës…” të jetë sa më madhështor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moment i artë për Golden State Warriors që mori fitoren…