Haziri: Vjosa Osmani mund të jetë kryetare e Kuvendit për një vit
30 janar 2020
| 21:54
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, mund të jetë kryetare e Kuvendit për një vit.
“Presidenti është çështje e mbyllur, por ka mbetur vetëm çështja e kryeparlamentarit. E Vjosa Osmani ka mundësi të jetë kryetare e kuvendit për një vit”, është shprehur Haziri në Pressing.