Haziri: Vjosa Osmanin nuk e kam parë kurrë jashtë LDK-së

10 mars 2021 | 13:49

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri është deklaruar rreth humbjes së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai gjatë konferencës për medie ku ka shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, ka thënë se kjo parti ka bërë gabime që i kanë kushtuar në zgjedhjet e fundit.

I pyetur se a ka qenë gabim i LDK-së largimi i Vjosa Osmanit nga LDK-ja, Haziri ka thënë se asnjëherë nuk e ka parë atë jashtë kësaj partie

“Detyrimisht. Kurrë nuk e kam parë jashtë LDK-së. Ka qenë momenti i saj. Nuk ka mundur askush me preventu politikisht. Kemi punuar në 2019 dhe kjo është ajo që LDK-ja nuk ka ra në dekadë. Rënia e LDK-së ka ndodhur nga 6 tetori më 14 shkurt. Si rezultat duhet ta shohim këtë periudhë kohore se ku ka qenë gabimi jonë. Ka pasur humbje të besimit dhe largim nga LDK-ja për arsye të caktuar. Besoj që tash kanë me u pajtuar dhe me u kthyer në LDK dhe me e dhënë kontributin e tyre”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Istogu ka fituar turneun ndërkombëtar për hendbolliste që të…