Haziri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

30 janar 2020 | 11:43

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se bisedimet me Vetëvendosjen kanë zgjatur, por jo sa ka zgjatur certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Pritjet kanë qenë se do të bisedimet do të kryhen shpejt dhe do të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen. Sot e tutje kanë mbetur pak ditë deri më 4 shkurt, pjesa me madhe e marrëveshjes është kryer, por duhet të jetë ndarje të drejt sipas formulës së LDK-së të datës 8 janar. Roli jonë duhet të jetë i barasvlershëm dhe se LV-ja duhet ta shoh LDK-në së si pjesë të marrëveshjes”, tha ai sot për RTK.

Haziri tha se LDK-ja insiston të ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës. “Ne kërkojmë zbatim të marrëveshjes politike, ne e shohim kështu. Ne kemi votuar Glauk Konjuvcën, pasi që ne kishim dhënë fjalën, nëse dikush ka dashur të na sprovoj ne kemi dëshmuar atë”, tha ai.

Sipas tij, LDK-ja e ka bërë të qartë, ose shkon me LV-në në qeveri ose shkon në opozitë. “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…