Haziri: Zona urbane e Gjilanit po bëhet zonë qarkullimi pa vetura
Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të martën mbledhja e bordit të drejtorëve, ku është diskutuar lidhur me planifimin e tremujorit të ardhshëm dhe për planifikimin në vitin 2020.
“Pjesa më e madhe e investimeve do të vazhdojë në ndërtimin e fshatit model, për përmbylljen e investimeve infrastrukturore. Ndërsa, zona urbane do të jetë prioritet i lartë i investimeve që përfshihet rregullimi i trotuareve dhe standardizimi për personat me nevoja të veçanta, për biçiklistët dhe për nënat me fëmijë. Qëllimi kryesor është që zonën urbane ta kthejmë në zonë qarkullimi pa vetura. Përfundimi i rregullimit të lumit Mirusha, Tregut të Gjelbër dhe punimet te Stadiumi i Qytetit, janë projekte që eliminojnë nevojën e qarkullimit me vetura”, ka thënë kryetari Haziri.
Duke folur për projektet infrastrukturore, kryetari Haziri tha se shumica e tyre tashmë janë të buxhetuara dhe po punohet me dinamikë të shtuar.
/Epoka e re/