Haziri zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kjo është porosia e tij

10 mars 2021 | 13:35

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka zyrtarizuar sot kandidaturën tij për kryetar të LDK-së, zgjedhja e të cilit pritet të bëhet më 14 mars.

Gjatë një konference për media, Haziri ka thënë se këto zgjedhje në LDK duhet të afrojnë ata që janë larguar.

“Këto duhet të jenë zgjedhje të LDK-së jo për të larguar të tjerët, por për të afruar ata që janë zhgënjyer”, është shprehur Haziri.

Ai ka thënë se po ofrohet si kandidat për kryetar të LDK-së së bashku me kolegët e partisë që 15 marsin ta kthejnë në festë për demokraci të brendshme, ku, sipas tij, një lidership i ri do ta rikthente LDK-në aty ku e ka vendin.

“Kësaj here LDK-ja doli keq. Rezultati i saj tregon për humbje besimi.. Ne vlerësojmë shumë gjeneratat që kontribuojnë edhe sot, po ashtu vlerësojmë përvojën dhe rezistencën e gjeneratave të vjetra të LDK-së, gjeneratave të mesme që është gjeneratë e Republikës…”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e bukurisë e mikut të saj është kthyer në…