
Hazrollaj pritet të jetë transferi i parë i Rapidit për edicionin e ri
04 mars 2025
| 14:31
Sulmuesi i Malishevës, Drilon Hazrollaj, pritet të bëhet transferimi i parë i skuadrës nga Rumania, Rapid Bukuresht për sezonin e ardhshëm, kanë raportuar mediumet rumune të martën.
Hazrollaj ka një vit që është duke u përcjellë nga drejtuesit e Rapid Bukureshtit, të cilët po e shohin si përforcim të duhur për sulmin. Thuhet se Hazrollaj i ka ndërprerë negociatat që ka pasur muajin e kaluar me klube nga Polonia dhe Ukraina pasi do t’i bashkohet Rapidit.
Kartoni i Hazrollajt vlerësohet 800 mijë euro kurse këtë sezon, 21-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka bërë dy asistime në 23 ndeshje të luajtura. Te Rapid Bukureshti karrierë kanë bërë edhe Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani, që tani janë pjesë e Sparta Pragës.