HC Berchem transferon Arbër Qerimin

14 shkurt 2019 | 10:23

Hendbollisti i njohur Arbër Qerimi ka kaluar te skuadra e njohur nga Luksemburgu, HC Berchem. Qerimi është 28-vjeçar dhe luan në rolin e qendrës. Ai luan rregullisht për Belgjikën dhe është prej më të mirëve në këtë kombëtare.

Qerimi në pjesën e dytë të vitit të kaluar luajti me Zagrebin, skuadrën e njohur kroate me të cilën u paraqit edhe në Ligën e Kampionëve.

Me Zagrebin është ndarë në fund të dhjetorit dhe tani e vazhdon karrierën në Luksemburg. Qerimi ka bërë karrierë edhe në Francë te Reennesi dhe te skuadrat belge Tongeren, Sportin NeLo e Union Beynoise.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri një i sportit të taekwondos në Kosovë, Gani Krasniqi,…