Heather Locklear shtrihet në spitalin psikiatrik
21 nëntor 2018
| 11:49
Heather Locklear ka përfunduar sërish në një spital psikiatrik, pasi ka pësuar një thyerje nervore në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Ylli i “Melrose Place” është pranuar në spital më 19 nëntor, pasi terapisti dhe avokati i saj kanë ardhur në përfundim se ajo ka nevojë për ndihmë mjekësore. Nuk dihet nëse thyerja nervore që aktorja ka pësuar së fundmi ka të bëjë me konsumimin e alkoolit.