Heather Nauert zgjidhet ambasadore e SHBA-së në OKB
07 dhjetor 2018
| 16:48
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka zgjedhur zëdhënësen e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, në postin e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
Trump e bëri njoftimin për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Nauert, ish-moderatore dhe korrespondente e televizioneve “ABC” dhe “Fox News”, do të pasojë Nikki Haleyn, e cila ka njoftuar në tetor se do ta lërë postin në OKB në fund të vitit. “Ajo është e shkëlqyeshme. Ajo ka qenë me ne për kohë të gjatë”, u ka thënë Trump gazetarëve më 1 nëntor, kur ka njoftuar se po shqyrton emërimin e Nauertit.
Emërimi i Nauert, 48 vjeçe, është një zgjedhje e pazakonshme për postin diplomatik, pasi ajo nuk ka përvojë paraprake në politikëbërje./rel/