Hebreu që ka jetuar 4 vjet në Kosovë kërkon të bashkëndjejmë edhe me Palestinën
Shkruan: Jakob Weizman
Kur unë jetova në Prishtinë, vendi im e prefuar në qytet ishte ai te Varrezat Hebraike, mbi Parku i Taukbashqes në rrugës për Matiqan. Unë kalova kohën atje, për të menduar dhe reflektuar. Ishtë një vend paqeje për mua, i largët prej zhurmës dhe trafikut të Prishtinës. Shumë herë, kur unë jam ulur në karrige, unë shihja varret e të vdekurve dhe pyesja veten se si do të ishte jeta e tyre nëse do të kishin mbërritur në Izrael në vend se të bëheshin pjesë e tokës së Kosovës. Ndoshta, familjet e tyre mund të shkonin në Izrael për të nisur një jetë të re, nuk jam i sigurt.
Por, për çka jam i sigurt është se këto familje do të sihin më të sigurt po të qëndronin në Kosovë në vend se të shkonin në Izraelin plot me luftë e dhunë, si tani. Unë pyes veten nëse është kështu për të gjithë hebrenjtë që shkuan në Izrael pasi u fshehën në Shqipëri me ndihmën e shqiptarëve gjatë Holokaustit.
Për familjen time, unë jam i lumtur që ata vendosën të largoheshin prej Gjermanisë drejt Kolumbisë, e jo Izraelit, kur filloi Holokausti. Jo shkaku se nuk e mbështes Izraelin, por shkaku se mendoj, që hebrejtë duhet të ndihen rehat për të qenë hebraikë pavarësisht nëse jetojnë apo nuk jetojnë në Izrael. Hebrejtë mund të kenë sukses në shumë pjesë të botës, jo veç në Izrael. Për shembull në ShBA, Angli, Kanada, dhe madje edhe Kolumbi.
Për këtë arsye, unë nuk ndihem shumë i lidhur me ‘atdheun tim’ (sipas Toras), dhe kur isha fëmijë, kurrë s’jam ndjerë se është e mundshme që të jetoja në Izrael sepse mendoja që hebrejtë e myslimanët s’mund të jetojnë bashkë, por kjo s’ishte e vërtetë. Izraelitët dhe palestinezët nuk mund të jetojnë bashkë, fatkeqësisht, por hebrejtë e myslimanët mund të jetojnë krah për krah.
E kuptova kur jetoja në Kosovë, që frika ime e të qenit hebre nuk ishte e nevojshme. Unë mbaj mend, kur shkova për Kosovë herën e parë, nëna ime më tregoi që ndostha ishte rrezik prë mua që të jetoja në një shtet me shumicë myslimane. Për hebrejtë, ishte e vështirë ndonjëherë për t’u ndjerë të sigurt, dhe unë nuk dija shumë për Kosovën, veç që është një vend me shumë konflikt e problem etnike.
Pas gjashtë vitesh, unë jam tepër krenar që kam pasur mundësi të festoja Bajramin me shoqëri në Prishtinë, për të shijuar Ramazanin me cimerat, dhe për të hyrë në një xhami për herën e parë. Unë iu kam treguar shokëve të mi historinë e hebrejëve, u shpjegoja traditat tona dhe festova festat hebraike me cimerat, si Rosh Hashanah dhe Pesach.
Kur unë i tregova familjes time, për shembull, se kisha hyrë në xhami për herë të parë, ata ishin të tronditur, sepse nuk ishte gjë normale për hebrejtë. Por, unë mendoj se është shumë e nevojshme për hebrejtë që ta kuptonin që veç për shkak se izraelitët e palestinezët nuk shkojnë mirë, nuk do të thotë që hebrejtë dhe myslimanët nuk mund të jenë të bashkuar. Kosova ma tregoi këtë gjë.
Është e nevojshme që të kuptohet se çka po ndodh në Izrael nuk është luftë fetare, sikundër mendon senatori amerikan Lindsey Graham: “Ne jemi në një luftë fetare dhe unë qëndroj pa kërkuar falje me Izraelin,” Kjo është e gabuar. Këto fjalë janë të rrezikshme për kohezionin mes hebrejëve dhe myslimanëve. Ato tonë që hebrejtë e myslimanët duhet të luftojnë për ekzistencën e tyre. Konflikti Izrael-Palestinë nuk përfaqëson bashkëjetesën e hebrejëve me myslimanët.
Historia na tregon pse hebrejtë dhe shqiptarët janë të lidhur. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u bë një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrej nga vende tjera. Në fund të luftës, Shqipëria kishte një popullësi prej 2 mijë hebrejsh. Sot, në Tiranë është muri i nderit në Parkun e Qytetit me emrat e 23 familjeve që ndihmuan dhe shpëtuan hebrejtë gjatë Holokaustit.
Megjithatë, shumë hebrej në Kosovë u dërguan në kampe të ndryshme përqendrimi në Evropë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1750 hebrej jetuan në Kosovë. Pas Luftës së Dytë Botërore, shumë vdiqën në kampet e përqendrimit ose ikën për në Izrael. Sot, në Kosovë jetojnë më pak se 100 hebrej.
Por, nuk po shkruaj këtu për të treguar historinë e hebrejëve dhe shqiptarëve. Aty ka fakte të dukshme, që shpjegojnë pse Kosova dhe Shqipëria mbështesin Izraelin, me arsye të ndryshme pa tjetër. Por jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës, më mikpritëse për hebrejtë se shumë shtete tjera të botës.
Sot, shumë shqiptarë kanë mendimin e tyre për atë se çka po ndodh në Izrael. Disa mbështesin Izraelin, për shkak të lidhjeve mes hebrejëve dhe shqiptarëve, disa mbështesin Palestinën shkaku i lidhjeve mes myslimanëve shqiptarë dhe myslimanëve palestinezë. Por, unë kuptoj se shumë njerëz në Kosovë e dinë se çka do të thotë të shohësh konflikt e dhunë, që është kujtesë e traumës së luftës së Kosovës.
Si hebrej, ne vazhdojmë të nidhmei njësoj. Unë mendoj për anëtarët e tjerë të familjes, që u dërguan në kampet e përqendrimit e ata që arritën në Kolumbi për të filluar një jetë të re. Por, unë jam shumë i ndërgjegjshëm, që kujtimi i gjenocidit është ende i freskët në Kosovë. Pavarësisht se në cilën anë jemi ne, nuk duam të shohim shumë njerëz tek vdesin për faje të Hamasit dhe qeverisë izraelite.
Unë e kuptoj që për kosovarët është e vështirë të mbështesin Palestinën kur qeveria e Palestinës nuk e njeh Kosovën dhe shkaku i lidhjeve të forta mes Palestinës e Serbisë. Edhe për mua është shumë e vështirë për të mbështetur Palestinën kur Hamasi është përgjegjës për vdekjen e aq shumë hebrejëve, për më së shumti vdekje që nga Holokausti.
Dhe unë jam shumë i brengosur si hebre në Evropë. Ka shumë protesta pro-Palestinë të cilat jo vetëm që janë anti-Izrael por edhe antisemitike. Hamasi u ka thënë palestinezëve dhe myslimanëve të botës që të sulmonin izraelitët dhe hebrejtë, se ky ishte mesazh i xhihadit.
Bota po çmendet. Është e vështirë për të qenë izraelit ose palestinez, hebre ose mysliman, për të kuptuar çka është e mira e çka është e keqja. Si hebre, unë e dua një vend në botë ku hebrejtë ndihen të parrezikuar pas asaj që ndodhi në Holokaust, por edhe unë dua të shoh palestinezë duek jetuar të lirë, me ujë, rrymë dhe pa zinxhirë.
Më 12 tetor, në Prishtinë, u ndezën qirinj në Prishtinë për nder të viktimave nga sulmi i Hamasit në Izrael, ku e pranishme ishte ambasadorja e Izraelit dhe ambasadori amerikan, bashkë me komunitetin hebre të Kosovës. Unë isha shumë i kënaqur të shihja unitet mes Kosovës dhe Izraelit, e që lexoja shumë mesazhe mbështetëse prej politikanëve dhe popullit të Kosovës.
Por, pse s’ka ndezje të qirinjve për nder të viktimave nga sulmi i Izraelit në Gaza? Unë supozoj që nuk është në rregull në Kosovë shkaku që është e pamundur për të menduar në mënyrë të ndryshme prej Amerikës. Për të nderuar viktimat palestineze të pafajshme është me rrezik për Kosovën, sepse nuk duan ta humbin Amerikën apo Izraelin si aleat.
E kuptoj pse nuk është i mundur për izraelitët të ndihmojnë ose të nderojnë viktimat palestineze. Por, për hebrejtë që jetojnë jashtë Izraelit si unë, është më e lehtë për t’i parë gjërat nga të dyja anët. Është më e lehtë për mua që të kem shokë myslimanë ose palestinezë. Është më e lehtë për mua që të ulem në një karrige këtu dhe të reflektoja mbi situatën.
Mirëpo, unë shpesoj që kjo situatë nuk do të ndikojë në marrëdhënien mes hebrejëve dhe myslimanëve, megjithëse marrëdhënia mes Izraelit dhe palestinezëve është e humbur. Për shkak se Izraeli nuk na përfaqëson si hebrej, dhe Palestina e Hamasi nuk prëfaëqsojnë myslimanët. Unë shpresoj që kosovarët mund ta kuptojnë këtë gjë.
Asnjë izraelit e asnjë palestinez nuk meritojnë vdekjen për dështimet e qeverive të tyre. Miqësitë mes hebrejëve dhe myslimanëve duhet të jenë më të forta se sa konflikti. Jam i lumtur që unë jam rritur jashtë izraelit, sepse besoj që është e rëndësishme që hebrejtë nuk kanë frikë të jetojnë jashtë Izraelit. Për të parë se është e mundur që hebrejtë e myslimanët janë të afrtë të jenë shokë e të jetojnë krahë njëri-tjetrit, si unë në Kosovë.
E di që eksperienca ime do të ishte ndryshe nëse do të kisha jetuar në Egjipt ose Liban. Por, jam i lumtur përgjithmonë që kam pasur mundësi të jetoja në Kosovë dhe të provoja kulturën shqiptare e myslimane. Se Kosova është do të jetë një mik i përhershëm për hebrejtë.
Megjithatë, edhe pse Kosova është aleati ynë, ata më shumë mirëkuptojnë se si është konflikti, lufta, dhuna e mbijetesa. Për këtë arsye, është më e rëndësishme se kurrë për të mbështetur jo vetëm Izraelin, por edhe Palestinën. Sepse me shpresë, një ditë ata do të mundin të bashkëjetojnë së bashku, pa një qeveri të Izraelit që është e turpshme, e pa terroristët e Hamasit.
Ndoshta, jo gjithçka është e humbur!