Hedhen tymuese në sallën e Kuvendit të Shqipërisë
18 dhjetor 2017
| 11:56
Pas hedhjes se tymueseve në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese edhe brenda sallës se Kuvendit, derisa deputetët e mazhorancës kanë qenë duke votuar për prokuroren e përkohshme të shtetit.
Menjëherë pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës. Gramoz Ruçi ka ndërpre seancën, për të vazhduar më tutje.
Me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Arta Markun kryeprokurore të përkohshme.