Hedhet shorti për edicionin e ri në Ligën e Dytë, Superligën, Ligën e Parë U19 dhe Superligën U17
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës të hënën është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave për Ligën e Dytë, Superligën dhe Ligën e Parë të Juniorëve si dhe Superligën e Kadetëve. Në emër të FFK-së, klubeve pjesëmarrëse në gara edicion të mbarë u dëshiroi kryetari i Komisionit të Garave për këto liga, Ardian Llumnica, i cili ka kërkuar nga to të organizohen sa më mirë për mbarëvajtje të garës.
Pas tërheqjes së shortit në javën e parë, të secilës ligë do të takohen:
Liga e dytë
Tefik Çaga – Sharri
Kosova Vr – Deçani
Prizreni – Lepenci
Dukagjini – Dielli
Podujeva – Behar
Dardania – Arbëria
Ulpiana – Rilindja
Shqiponjat – Vllaznia
Superliga e juniorëve
Llapi – Trepça
Istogu – 2 Korriku
Vëllaznimi – Podujeva
Trepça’89 – Top Futboll
Ramiz Sadiku – Gjilani
Ferizaj – Vushtrria
Fushë Kosova – Ballkani
Drita – Prishtina
Liga e parë e juniorëve
Dinamo – KEK-u
Drenica – Liria
Flamurtari – Prizreni
Dukagjini – Rilindja
Superliga e kadetëve
Ramiz Sadiku – Ferizaj
Ballkani – Gjakova
Kurda – Trepça’89
Llapi – Trepça
Malisheva – Rilindja
Drenica – Prishtina
Vushtrria – Drita
2 Korriku – Q.S Prishtina