Hedhja e gazit në Kuvend, Sveçlës dhe tre deputetëve të LV-së pas një muaji i parashkruhet njëra vepër penale

11 shkurt 2024 | 15:01

Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, rrezikon që më 21 mars 2024 t’i parashkruhet vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Në këtë rast, ministri Sveçla dhe tre deputetët nga radhët e LV-së, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare e si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Parashkrimi, është paraparë si institut të veçantë, duke përcaktuar afate kohore për ndjekje dhe gjykimin e personit të akuzuar.

Vepra penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, me të cilën ngarkohen Sveçla dhe tre tjerët, sipas nenit 409, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), del se është e dënueshme prej 3 muaj deri 3 vite burgim.

Andaj, sipas KPRK-së, del se vepra penale në fjalë parashkruhet më 21 mars të këtij viti, pasi arrihet dyfishi i periudhës së dënimit të paraparë me këtë vepër, nga koha e kryerjes së veprës penale, duke bërë kështu që të akuzuarit të mbeten pa u gjykuar për këtë vepër penale.

Aktualisht, në këtë rast ende nuk ka arritur të mbahet shqyrtimi fillestar. Seanca e paraparë për 6 shkurt 2024, dështoi për shkak të mungesës së deputetes Millaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar lëndimin e…