
Hedhja e mbeturinave të ngurta në deponitë ilegale, shqetësuese
30 prill 2018
| 12:58
Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka mbajtur takimin e radhës me Këshillin e Drejtorëve Komunalë ku është diskutuar për punët që janë duke u kryer në këtë komunë.
Drejtorët komunalë kanë raportuar për aktivitetet që janë zhvilluar nëpër dikasteret e tyre.
Nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë është thënë se po punohet në realizimin e projekteve të filluara si dhe janë dhënë vërejtje për hedhje të sërishme të mbeturinave të ngurta nëpër vendet ku janë pastruar deponitë ilegale.