Hedhja shishes dhe grisja e letrës: Dy veprimet e Besnik Bislimit që nxiten përleshjen në Kuvend
Kuvendi i Kosovës të enjten është përfshirë në një situatë të paparë ndonjëherë.
Tensionet e seancës se sotme kanë shpërthyer në përleshje në mes të deputetëve të PDK-së dhe ministrave e qeverisë Kurti.
Kush e provokoi situatën?
Derisa kryeministri i Kosovës i Kosovës, Albin Kurti, mbante adresimin e tij për marrëveshjen e fundit për shtensionimin e situatës në veri, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në foltoren e Kuvendit ka vendosur një pankartë ku shihet kryeministri Kurti me hundë të madhe. Pas vendosjen se fotos, ajo ka shkuar në ulësen e saj.
Ky veprim i deputetes së PDK-së i ka penguar zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është ngritur dhe ka larguar parullën, duke e shqyer atë në mënyrë arrogante.
Më pas, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku është ngritur dhe i ka hedhur ujë kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bislimi, një veprim që kur LV-ja ishte në opozitë e ka bërë shumë herë.
As ky veprim nuk i ka pëlqyer zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ministrit Hekuran Murati, të cilët janë ngritur për ta mbrojtur kryeministrin.
Më i acaruar është parë Bislimi, i cili e ka gjuajtur me shishe deputetin e PDK-së.
Veprimi i arrogant i Bislimit ka nxitur reagimin e deputeti Lushtaku.
Më pas, në përleshje janë përfshirë edhe deputetët tjerë të PDK-së dhe LV-së. Pamjet tregojnë, se zyrtarët e të dy palëve ka shpërndarë grushte.
Më pas, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar policinë të futet në sallë. Me ndërhyrjen e policisë, përleshja është ndalur, por situate në Kuvend ende vazhdon të jetë e tensionuar, raporton “Nacionale”.
Beqa grushtoi ministrin Hekuran Murati
Gjatë përleshjes, deputeti i PDK-së Hajdar Beqa shihet në pamje derisa e grushton ministrin Hekuran Murati që i doli në mbrojtje kryeministrit Kurti pasi ndaj tij u hodh ujë nga ana e deputetit Mërgim Lushtaku.
Ai shihet derisa fillimisht i merr syzet e Muratit, dhe më pas e godet.
Më pas, Beqa shihet edhe gjatë pjesës tjetër të videos derisa mban në dorë syzet e Muratit.
I grushtuar nga kjo situatë mbeti edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Nga pamjet e publikuar deri me tani ende nuk dihet se kush se kush e goditi Bislimin.