Heerenveeni zbulon skuadrën e re të Zenelit

25 janar 2019 | 14:00

Skuadra e Heerenveenit e ka zbuluar të ardhmen e yllit të saj, Arbër Zeneli. Sipas njoftimit të klubit holandez e ardhmja e lojtarit shqiptar nuk do të jetë Turqia dhe Italia, por Franca.

“Arbër Zeneli mund të vazhdojë karrierën në Ligue 1. Sulmuesi ka leje për të udhëtuar në Francë dhe për të negociuar një kontratë me Reims. Kur klubi dhe lojtari të gjejnë marrëveshjen, Zeneli mund të largohet këtë dimër”, thuhet në njoftimin e Heerenveenit.

23-vjeçari ka qenë pjesë edhe e IF Elfsborg, kurse është njëri nga lojtarët kryesor në Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Burim Ramadani,…