
Heidi Klum e ka caktuar datën e martesës
10 shkurt 2019
| 12:56
Heidi Klum nuk bën shaka kur vjen puna te planifikimi i dasmës së saj.
Supermodeluesja 45-vjeçare ka bërë me dije në një intervistë për “ET” se ajo dhe i fejuari i saj Tom Kaulitz tashmë kanë caktuar datën për kurorëzimin e dashurisë së tyre.
“Po, mendoj se ne kemi vendosur për datën. Do ta kuptoni së shpejti”, ka thënë Klum.