
Heidi Klum puthet me të dashurin në publik (Foto)
18 dhjetor 2018
| 10:45
Kohët e fundit Heidi Klum e ka treguar vazhdimisht në publik lidhjen e saj me Tom Kaulitz. Madje ditën e shtunë ata janë fotografuar edhe duke u puthur derisa po blinin për festën e Krishtlindjeve, në Beverly Hills, bashkë me të bijën e modelueses, Lou.
Modeluesja 45-vjeçare shoqërohej nga e bija nëntëvjeçare, nga martesa e saj e mëhershme, derisa po bënte blerje në një shitore bizhuterish.