Heidi Klumi publikon fotografinë e parë nga dasma
07 gusht 2019
| 11:28
Heidi Klum dhe Tom Kaulitz e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni shumë romantike në Capri të Italisë të shtunën. Supermodeluesja 46-vjeçare ka ndarë me fansat e saj një fotografi nga dasma e tyre e mrekullueshme. “Ne e bëmë. Zonja dhe zotëri Kaulitz”, ka shkruar Klum në fotografinë ku çifti shihet duke u puthur me pasion të cilën e ka shoqëruar me shumë zemra.