Heidi Klumi shijon birrë, plot pasion pranë burrit në pushime
22 gusht 2019
| 11:02
Modeluesja e njohur Heidi Klum ka zgjedhur ta marrë vëmendjen e medieve rozë, duke ndarë çaste të ngrohta me burrin e vet Tom Kaulitz.
Dyshja dukeshin si zogj të dashuruar, derisa po qëndronin në një nga jahtet luksoze pas vendimit të tyre për t’i kaluar pushimet në atraksionet italiane.
Klum dukej të mbante veshur një bluzë të lëshuar të thjeshtë ngjyrë qumështi dhe një kapele bejsbolli duke u siguruar që dielli nuk po e dëmtonte shumë, ndërsa po shijonte edhe një birrë krah bashkëshortit.