Heilbronni niset për në Hagë, në mbështetje të çlirimtarëve

02 prill 2023 | 23:39

Kryetari i degës së PDK-së në Heilbronn të Gjermanisë, Naser Sadiku, se bashkatdhetarët në Heilbroon u nisën për në Hagë, ku të hënën, më 3 prill, nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara.

Më ketë rast, do të mbahet protestë gjithëpopullore në Hagë, e organizuar nga bashkatdhetarët në përkrahje të udhëheqësve të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre.

“Heilbronni u nis. Sot nuk na ndajnë partitë. Sot nuk ka rendësi se cilit regjion i takon. Sot jemi shqiptarë të bashkuar që duam drejtësi”, ka shkruar në “Facebook” Naser Sadiku.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndeshje shumë interesante është luajtur të dielën mbrëma në…