‘Heineken’ tërhiqet nga Rusia
28 mars 2022
| 13:56
Birraria holandeze, “Heineken” ka njoftuar se po tërhiqet nga Rusia. Kjo kompani është e fundit në listën e firmave perëndimore që po vendosin të largohen nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Ne kemi ardhur në përfundim se prania e biznesit tonë në Rusi më nuk është i qëndrueshëm e as i mirë në mjedisin aktual”, është thënë në deklaratën e “Heineken”-it.
Kompania ka theksuar se do të ndalojë shitjen dhe prodhimin e birrës së saj në Rusi, por do të pezullojë edhe investimet dhe eksportet në këtë shtet.