‘Hej, shoki kur të flasim, flasim seriozisht’ – Politiko nisë me përplasje
11 shtator 2023
| 21:42
Analisti Krenar Shala në emisionin “Politiko” ka thënë se do duhej të i linin shqiptarët ta qeverisnin veriun.
Sipas tij të paktën katër vite do duhej shqiptarët të ishin në krye në veri të Kosovës.
“Jom i bindun Kushtrim që i del ma mirë , veç nja katër vjet mi lon shqiptarët ta qeverisnin veriun në mënyrë demokratike, se nuk shkojnë shqiptarët si në kohën e Millosheviqit me i qit prej pune serbët, a mi kap mi rreh mi shti nëpër burgje, ndoshta ju konvenon”, tha ai.
Ndërsa me këtë nuk u pajtua analisti Halil Matoshi, raporton Gazeta10.
Ai ju drejtua Shalës duke i thënë se jemi në debat serioz.
“Jemi në debat serioz bre Shalë, sjemi tu bo hajgare”, tha Matoshi në Politiko.