Hekurudha Durrës-Prishtinë, Aliu: Ne financojmë pjesën tonë, por nuk jemi lider të projektit
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se hekurudha që lidh Prishtinën me Durrësin është 130 kilometra.
30 prej tyre janë në pjesën e Kosovës dhe në terren të rrafshët, e 100 kilometrat tjera janë në territorin e Shqipërisë në territor malor.
Tutje, ministri shprehet se kur është bërë marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë, Kosova është palë që financon pjesën e vetë, por jo të jetë lidere e projektit.
“Hekurudha Durrës-Prishtinë duhet ta kemi parasysh se duhet të ndërtohet një hekurudhë e re, e o rindërtim i hekurudhës së vjetër”, tha Aliu.
“Hekurudha e re është 130 kilometra, nga këto kilometra, 100 prej tyre janë në Republikën e Shqipërisë, këto 100 kilometra atje janë në territor malor, me shumë tunele e ura, ndërsa në pjesën tonë janë në terren rrafshi”.
“Prandaj kur e kemi bërë marrëveshjen me Shqipërinë, ne jemi si palë e cila financon pjesën e vet, por nuk mundet me qenë lider i projektit”.